Në prag të festës së Pavarësisë, Komuna e Gjilanit e bën me banesë nënën vetushqyese Foto: Komuna e Gjilanit

Në prag të festës së Pavarësisë, Komuna e Gjilanit e bën me banesë nënën vetushqyese

16 February 2019 20:53

Në prag të 11-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Komuna e Gjilanit i ka dhuruar çelësat e banesës së re Qefsere Dakut, e cila është nënë vetushqyese.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, është shprehur i lumtur që në prag të 11 vjetorit te Pavarësisë e kanë bërë me banesë të re familjen e Qefsere Dakut, në kuadër të aksionit ‘Pak nga ne, shumë për ata’.

“Është nënë vetushqyese, e cila po e rritë një djalë. Ndihem shumë mirë që kjo familje tashmë nuk e ka problemin e banimit”, ka thënë Haziri pasi i dhuroi çelësat kësaj familjeje.

Ai ka falënderuar organizatën “Jetimat e Ballkanit” për donacionin, duke iu bashkangjitur kështu aksionit të madh të Komunës “Pak nga ne, shumë për ata”.

Pas mbrëmjes humanitare të organizuar për banim social në tetorin e vitit 2014, numri i familjeve që janë bërë me kulm mbi kokë e ka kaluar shifrën 100, janë rinovuar 50 shtëpi, shtatë të tjera janë në proces, përderisa Komuna po ua paguan qiratë 50 familjeve me gjendje të rëndë sociale.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme