Ambientalistët e Pejës kundërshtojnë për prerjen e drurëve në parqet e qytetit

Ambientalistët e Pejës kundërshtojnë për prerjen e drurëve në parqet e qytetit

Ilir Osmanaj 16 February 2019 10:15

Në parqet dhe rrugët e qytetit të Pejës ditët dhe javët e kaluara janë prerë me dhjetëra drunj të llojeve të ndryshme, shkruan sot Koha Ditore.

Për këto prerje ka reaguar dega në Pejë e shoqatës mjedisore “Eko Lëvizja e Gjelbër”, e cila e ka quajtur krim ndaj drunjve që po i pret Komuna. Kryetari i kësaj shoqate në Pejë, Xhevdet Belegu, i cili edhe i kishte numëruar drurët e prerë në të gjitha lokacionet e qytet.

Sipas tij, vetëm në parkun e madh të qytetit “Karagaqi” janë prerë afër 120 drurë shumëvjeçarë. Përveç këtyre, në pjesën e këtij parku ku ka rrëshqitur dheu para disa ditësh, janë dëmtuar, siç thotë Belegu, rreth 80 pisha dhe shumica prej tyre gjenden nën dhe. (Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme