Ministria e Drejtësisë kërkon koordinim lokal kundër dhunës në familje Foto: Ilustrim

Ministria e Drejtësisë kërkon koordinim lokal kundër dhunës në familje

16 February 2019 09:49

Komuna e Suharekës të premten ka njoftuar se koordinatori nacional për mbrojte nga dhuna në familje përkatësisht zëvendësministri i Drejtësisë, Naim Qelaj, ka mbajtur takim me përfaqësues të kësaj komune që kanë të bëjnë me këtë çështje.

Sipas Zyrës komunale për informim, koordinatori qendror para tyre ka folur për rëndësinë e krijimit të mekanizmit për koordinim lokal kundër dhunës në familje.

Me këtë rast ka theksuar se do të mbështesë punën e organeve lokale për sensibilizimin e opinionit kundër dhunës në familje, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme