Drejtoria e Bujqësisë në Pejë do të ndajë 2.500 fidanë të arrave

Drejtoria e Bujqësisë në Pejë do të ndajë 2.500 fidanë të arrave

Ilir Osmanaj 15 February 2019 10:24

Vitet e fundit, në territorin e Komunës së Pejës është shtuar interesimi i fermerëve për ngritjen e plantacioneve të mbjella me arra, shkruan sot Koha Ditore.

Megjithëse me sipërfaqe të mbjella me arra ende nuk iu afrohen plantacioneve të mollëve, fermerët po orientohen gjithnjë e më tepër nga kultivimi i arrës, në të cilën po e shohin një leverdi më të madhe kur trupat e arrave fillojnë të jenë produktive.

këtë arsye, për t’iu përgjigjur edhe kërkesave të shtuara të fermerëve për kultivimin e kësaj peme thelbore, Drejtoria e Bujqësisë në Pejë ka ndarë 22 mijë euro për projektin e blerjes së 2 mijë 500 fidanëve të arrave... (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme