Mësimdhënësit në Ferizaj akuzojnë udhëheqësit për punësime familjare

Mësimdhënësit në Ferizaj akuzojnë udhëheqësit për punësime familjare

Agim Ademi Agim Ademi 15 February 2019 11:00

Disa mësimdhënës kanë akuzuar udhëheqësit e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj për punësime mbi baza familjare, shkuan sot Koha Ditore.

Sipas tyre, në konkurse të ndryshme në këtë universitet po punësohen edhe njerëz me ngjyrime politike dhe të paakredituar për drejtimet e caktuara.

Me një varg parregullsish dyshohet të jetë përcjellë konkursi i datës 10.5.2018, për të cilin Inspektorati i Punës në Ferizaj, në fund të vitit 2018, ka kërkuar të anulohet dhe ka sugjeruar USHFA-në që brenda 15 ditësh ta zbatojë vendimin e tyre. Por një gjë e tillë deri tashti nuk ka ndodhur.

Muhamet Avdyli, profesor në një nga universitetet private, ka akuzuar udhëheqësit e USHFA-së, me arsyetimin se në këtë institucion publik po bëhen punësime mbi baza familjare e politike, ndërkohë nuk po zbatohen vendimet e Inspektoratit të Punës për anulimin e një konkursi, në të cilin ishin pranuar mësimdhënës të paakredituar....(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme