Qendra për Mësim dhe Këshillim “Nëna Terezë” në Mitrovicë përfiton donacion nga KFOR-i amerikan

Qendra për Mësim dhe Këshillim “Nëna Terezë” në Mitrovicë përfiton donacion nga KFOR-i amerikan

14 shkurt 2019 15:22

Sot në Qendrën Burimore për Mësim dhe Këshillim “Nëna Terezë”, është bërë dorëzimi i donacionit të disa lodrave për fëmijë me nevoja të veçanta të cilat janë dhuruar nga Brigada Lindore Multinacionale në partneritet me OJQ “Spirit of America” dhe Drejtorinë Rajonale të Policisë së Mitrovicës së Jugut, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Në këtë aktivitet i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës, Agim Bahtiri, komandanti i Brigadës Lindore Multinacionale, Kolonel Roy Macaraeg, drejtoresha e Policisë Rajonale në Mitrovicë, Afërdita Mikullovci, drejtori për Arsim, Iset Beka, drejtori i Qendrës Burimore për Mësim dhe Këshillim “Nëna Terezë”, Hajdar Shyti, fëmijët e kësaj shkolle, mësimdhënës, dhe familjarë të shumtë.

Bahtiri tha se, “ne e kemi obligim që çdo ditë të punojmë për këtë komunitet, për të krijuar kushte për t'i arsimuar dhe në këtë mënyrë të bëjmë të mundur që të ndihen të barabartë në shoqërinë tonë”.

Ndërsa komandanti i Brigadës Lindore Multinacionale, Kolonel Roy Macaraeg, tha se ky donacion është realizuar në partneritet me përfaqësuesit e Policisë në Mitrovicë, dhe me të vetmin qëllim që në fytyrat e këtyre fëmijëve të mbizotërojë buzëqeshja. Ai po ashtu tha se ky donacion simbolizon vazhdimësinë e KFOR-it për të ndihmuar shtetin e Kosovës.

Drejtoresha e Policisë Rajonale në Mitrovicë, Afërdita Mikullovci, falënderoi KFOR-in Amerikan për përkrahjen dhe mbështetjen e tyre për dhurimin e këtij donacioni, e cila tha se këta fëmijë janë të veçantë sepse posedojnë aftësi të veçanta, dhe është obligim i joni që të identifikojmë aftësitë e tyre dhe t’u ndihmojmë në çdo aspekt.

Në fund drejtori i Qendrës Burimore për Mësim dhe Këshillim “Nëna Terezë”, Hajdar Shyti, falënderoi KFOR-in dhe përfaqësuesit e Policisë në Mitrovicë për dhurimin e këtij donacioni në të mirë të fëmijëve të kësaj qendre.

Në shenjë falënderimi për këtë donacion fëmijët e Qendrës Burimore për Mësim dhe Këshillim “Nëna Terezë” recituan vjersha, dhe kënduan këngë kushtuar edhe njëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme