Arbëri

“Euromed” do të trajtojë falas 100 pacientë nga Vushtrria

Descriptive Text

Komuna e Vushtrrisë sot ka nënshkruar marrëveshje me Spitalin “Euromed”, për ofrimin e 100 ekzaminimeve mjekësore-rezonancë magnetike falas për qytetarë të Vushtrrisë.

Me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri tha se kjo është një përkrahje e mirë për qytetarët. Shërbimi që Spitali ‘Euromed’ do të kryej për 100 raste nga Vushtrria është në vlerë prej 20 mijë eurove.

Drejtori i Spitalit “Euromed”, Leart Jakupi, tha se vazhdimisht ofrojnë shërbime falas për qytetarë qoftë përmes OJQ-ve ose organizatave të tjera. Ai ka thënë se këtë e ka edhe obligim, meqë themeluesi i këtij Spitali, Habib Jakupi, është shkolluar dhe vjen nga Vushtrria.