Safet Kamberi i LDK-së zgjidhet kryesues i Kuvendit të Mitrovicës

Safet Kamberi i LDK-së zgjidhet kryesues i Kuvendit të Mitrovicës

13 shkurt 2019 11:35

Në seancën e sotme të KK të Mitrovicës, Safet Kamberi nga LDK është zgjedhur për kryesues të Kuvendit Komunal me 19 vota për dhe 13 kundër.

Ai me këtë rast është zotuar se do të bashkëpunojë me të gjithë për të punuar për çështje që kanë të bëjnë për qytetarët dhe të mirën e komunës.

“Ju garantoj bashkëpunim të mirë të gjithëve. Do të jemi unikë në të gjitha çështjet që do të parashtrohen, duke shpresuar në sukses të përbashkët”, ka thënë Kamberi.

KK i Mitrovicës aktualisht ka 32 këshilltarë nga 35, sa kanë qenë gjithsej, pasi tre prej tyre kanë dhënë dorëheqje më herët, ndërkohë që nuk është bërë zëvendësimi i tyre.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme