Grupi për Studime Juridike e Politike: Vushtrria shembull i transparencës komunale

Grupi për Studime Juridike e Politike: Vushtrria shembull i transparencës komunale

12 shkurt 2019 19:47

Vushtrria dhe Prishtina janë pilot komunat e para ku kryhen auditime sociale të projekteve komunale nga Grupi për Studime Juridike e Politike, përkrahur nga projekti “USAID Team”, thuhet në një raport të hulumtimit të publikuar sot nga Grupi për Studime Juridike e Politike.

Vlerësimin e të arriturave në transparencën Komunale, tashmë edhe nga OJQ-të, kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri e ka vlerësuar shumë të rëndësishme dhe motivuese për punën e Komunës.

“Nëntë muaj hulumtime e vlerësime, ku Vushtrria konsiderohet tashmë shembull i transparencës e bashkëpunimit edhe nga Organizatat Joqeveritare dhe për këtë jam shumë i lumtur”, ka deklaruar Tahiri sot në panelin e organizuar nga Instituti dhe USAID-i ku u shpalosën të gjeturat e këtij raporti.

“Ne tashmë kemi filluar t’i zbatojmë këto rekomandime dhe qytetarët po i shohin këto ndryshime, e shembull konkret është mësimi parashkollor që tashme paguhet nga komuna e jo nga prindërit sikur që ishte deri në vitin 2018”, ka thënë ai.

Mekanizmat social të llogaridhënies janë mjete të suksesshme në rritjen e përgjegjësisë institucionale. Auditimi social me pjesëmarrjen edhe të komunitetit, është një metodë që aplikohet për qëllim të monitorimit dhe nxitjes së praktikave të qeverisjes së mirë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme