Hoti: Gara në kreativitet kulturor dhe mendim kritik do të fillojë më 19 shkurt

Hoti: Gara në kreativitet kulturor dhe mendim kritik do të fillojë më 19 shkurt

12 February 2019 17:21

Rexhep Hoti, Koordinator Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës sot u prit në takim nga drejtori komunal i Arsimit në Istog, Hajrush Shoshi si dhe të gjithë drejtorët e shkollave të kësaj komune, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Hoti para drejtorëve të shkollave shpalosi Programin Nacional për Rininë dhe njoftoi se gara në kreativitet kulturor dhe mendim kritik do të fillojë nga 19 shkurti i këtij viti, transmeton Koha.net.

“Menaxhimi juaj do të thotë menaxhim me të ardhmen. Nuk ka agjendë më të shenjtë se nxënësit andaj pres që agjenda juaj të jetë Programi Nacional për Rininë. Ky program do ta bëjë mësimin shumë atraktiv dhe do të nxjerrë në pah shumë talentë”, tha Hoti.

Kurse Shoshi tha se komuna e Istogut i ka bërë përgatitjet e nevojshme për fillimin e garës dhe se është i lumtur se po zhvillohet një program i tillë në nivel nacional. Edhe drejtorët e shkollave shprehën gatishmërinë për të zbatuar programin ashtu siç parashihet në dokumentacionin përkatës në emër të drejtorëve të shkollave theksoi gatishmërinë për ta mbështetur Programin Nacional për Rininë.

Programi Nacional për Rininë përfshin të gjithë nxënësit e nivelit parauniversitar dhe universitar në Republikën e Kosovës në tri fusha: Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik, Dituri dhe Sport.​

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme