Arbëri

Nisma në Deçan akuzon komunën për mospastrim të qytetit

Nisma Socialdemokrate dega në Deçan shprehet e shqetësuar me gjendjen e papastërtisë në brendësi të qytetit të Deçanit.

“Komuna e Deçanit edhe për kundër përpjekjeve për të evituar gjendjen e papastërtisë, ajo ka dështuar që të ju jep një ambiente të pastër qytetarëve të saj. Mbushja e shportave dhe e kontejnerëve me mbeturina nga qytetarët dhe mos pastrimi i tyre nga kompania për pastrim, është mos funksionalitet i Komunës se Deçanit”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Nisma kërkon nga drejtuesit e Komunës së Deçanit që të marrin masa në pastrimin e qytetit dhe në deponinë e bërllokut në Pod të Gështenjave, deponi kjo që nuk i plotëson as kushtet minimale.

“Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, edhe për kundër premtimeve që deponinë e bërllokut në Pod të Gështenjave, do ta transferojë nga aty, ai nuk e ka realizuar një premtim të tillë.Nisma kërkon nga kryetari Ramosaj që sa me parë të behët zgjidhja për grumbullimin dhe deponinë e re të bërllokut për Komunën e Deçanit”, thuhet në komunikatë.