Drenasi nënshkruan marrëveshje për ndërtimin e kolektorëve për ujëra të zeza

Drenasi nënshkruan marrëveshje për ndërtimin e kolektorëve për ujëra të zeza

12 shkurt 2019 15:40

Komuna e Drenasit ka nënshkruar sot me Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal dhe Helvetas Swis Intercooperation marrëveshjen e bashkëfinancimit për pjesëmarrjen në grantin e performancës për projektin e ndërtimit të kolektorëve për grumbullimin e ujërave të zeza.

Për realizimin e këtij projekti, siç thuhet në njoftimin për media, Komuna ka fituar grantin e performancës (pjesa e DEMOS-it) vlerën prej 183,439.00 euro, ndërsa ka ndarë mjete për këtë projekt në vlerën prej 296,561.00 euro, transmeton Koha.net.

Shuma e përgjithshme për këtë projekt tani është 480,000.00 euro.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme