“Hidroregjioni” paralajmëron shkyçjen e borxhlinjve në rajon të Prizrenit Foto: Koha

“Hidroregjioni” paralajmëron shkyçjen e borxhlinjve në rajon të Prizrenit

Fisnik Minci 11 February 2019 10:00

Kompania rajonale e ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”, që mbulon rajonin e Prizrenit, ka bërë të ditur se nga muaji i ardhshëm do të nisë zbatimin e masave ndëshkuese ndaj borxhlinjve.

Madje, zyrtarët e kësaj kompanie kanë bërë të ditur se konsumatorët që kanë më shumë se katër fatura të papaguara për shërbimet e “Hidroregjionit Jugor” do të përballen me shkyçje individuale, sikurse edhe dërgimin e lëndëve në procedurën përmbarimore, shkruan sot “Koha Ditore”.

“KRU ‘Hidroregjioni Jugor’ njofton të gjithë konsumatorët, të cilët furnizohen nga shërbimet e ujësjellësit, se nga muaji mars 2019 jemi të detyruar për të aplikuar masa ndëshkuese për të gjithë borxhlinjtë e shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit. Konsumatorët, të cilët kanë më shumë se katër fatura të papaguara ndaj shërbimeve tona do të përballen me shkyçje individuale”, ka thënë zëdhënësja e kësaj kompanie, Nderona Kurtaj.

Sipas të dhënave zyrtare të kësaj kompanie borxhi total i konsumatorëve ndaj KRU “Hidroregjioni Jugor” është mbi 8 milionë euro.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme