Në Pejë zbulohen pllakat përkujtimore në shtëpitë e Shtabeve Lokale të UÇK-së

Në Pejë zbulohen pllakat përkujtimore në shtëpitë e Shtabeve Lokale të UÇK-së

09 February 2019 18:26

Në Lug të Leshanit (Pejë), janë zbuluar pllakat përkujtimore në shtëpitë ku gjatë luftës vepruan shtabet lokale të UÇK-së.

Pllakat janë zbuluar në Jabllanicë të Leshanit (shtëpia e Idriz Atashit) dhe në Kliçinë (shtëpia e Ajet Vokshit).

Para pjesëmarrësve folën Gjeneral Lahi Brahimaj, kryetari i OVL UÇK Pejë Gazmend Syla dhe Bajram Shkodrani, udhëheqës i OVL UÇK për Lugun e Leshanit.

Gjithashtu u ndan mirënjohje për luftëtarët që kontribuuan në atë kohë në themelim të shtabeve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme