Arbëri

MI financon disa projekte infrastrukturore në Rahovec

Descriptive Text

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, nënshkruan sot memorandum mirëkuptimi për financimin disa projekteve infrastrukturore në fshatrat e kësaj komune:

Asfaltimi i rrugës qarkore në Rahovec në rrugën regjionale, në vlerë prej 200,000 €;

Riparimi i rrugës fshatit. Zatriq – lidhja me rrugën regjionale Rahovec - Malishevë, në vlerë prej 50,000 €;

Riparimi (asfaltimi), i rrugës që lidh dy fshatrat Fortesë – Sapniq në Rahovec, në vlerë prej 50,000 €;

Rekonstruimi i rrugës Rahovec – Drenovc - Sorosh, në vlerë prej 100,000 €;

Rrethrrotullimet te rrasat dhe Rija në Rahovec, në vlerë prej 150,000 €;

Shtruarja e rrugëve lokale me kubëza në fshatin Retinë KK Rahovec, në vlerë prej 10,000 €.

Duke u bazuar në këtë memorandum Ministria e Infratsrukturës do të financojë këto projekte në vlerë prej 460 mijë euro.

Komuna e Rahovecit obligohet të sigurojë kushtet e nevojshme për realizimin e këtij projekti për operatorët ekonomikë, të kryejë procedurat e tenderimit, të caktojë komisionin e vlerësimit, projekt-menaxherin, si dhe komisionin për inspektimin final të punimeve, në të cilin do të marrë pjesë një anëtar i MI-së.

Po ashtu, komuna e Rahovecit është e obliguar të njoftojë Ministrinë e Infrastrukturës për rrjedhat e realizimit të këtyre projekteve.