Arbëri

Komisioni shqyrton peticionin e banorëve të Fushë Kosovës dhe kërkesën e investitorit

Zyrtarët opozitarë dhe ata të pushtetit në Fushë-Kosovë kanë shfaqur qëndrime të kundërta rreth kërkesës së një investitori nga Greqia për ndërtimin e një fabrike për riciklim të gomave të përdorura të automjeteve në fshatin Miradi e Epërme, shkruan sot Koha Ditore.

Përderisa këshilltarët opozitarë kanë kërkuar që të shikohet vetëm aspekti mjedisor, gjë që është kërkuar edhe nga banorët nëpërmjet një peticioni, pushtetarët kanë kërkuar që të themelohet një komision për të gjetur një gjuhë të përbashkët ndërmjet banorëve dhe investitorit. Kjo i ka bërë disa këshilltarë komunalë të opozitës të dyshojnë për qëllimin e zyrtarëve të Ekzekutivit.

Në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal, inxhinieri i këtij projekti, Emurllah Spahiu, ka treguar se investitori është “Deco Trans LDT” shpk, me përfaqësues Dimitrios (Panagiotis) Dedovsis nga Athina. Sipas tij, është bërë një vlerësim mjedisor dhe se nuk ka asnjë ndikim. “Djegie të gomave nuk ka, zhurmë nuk ka. Është projekt investues që do të punësojë 22 persona. Shqyrtojeni dhe miratojeni”, u ka thënë ai këshilltarëve komunalë. “Ky projekt i eliminon në masë të madhe gomat nëpër deponi ilegale....(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)