Banorët e fshatit Janjevë të Komunës së Lipjanit që nga paslufta po kërkojnë nga institucionet komunale largimin e disa mbetjeve kimike në ish- fabrikën e metaleve “Metalac”, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas banorëve, rezervuarët e kësaj fabrike po paraqesin rrezik për të gjithë banorët e fshatit, andaj ata kanë kërkuar nga Inspektorati komunal të merren me këtë çështje.
Për këtë çështje është debatuar edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.
Inspektorati i Komunës ka dalë në vend të ngjarjes, por nuk ka arritur ndonjë rezultat konkret, derisa ajo parcelë tashmë është privatizuar....(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
-
Nga: Agim Ademi
-
8 shkurt 2019 12:56
-
Shpërndaje në: