Paga e zjarrfikësit dyshohet se u keqpërdor për 3 vjet rresht në Podujevë

Paga e zjarrfikësit dyshohet se u keqpërdor për 3 vjet rresht në Podujevë

Nexhat Tovërlani 07 shkurt 2019 08:31

Dallavere dhe keqpërdorime dyshohet se janë bërë gjatë tre vjetëve me pozitën dhe pagën e një zjarrfikësi në Shërbimin e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit (SHZSH) në Komunën e Podujevës.

Tre vjet është mbajtur në punë ish-zjarrfikësi Baki Tahiri dhe për çdo muaj ka dalë paga e tij në xhirollogarinë personale, edhe pse i njëjti kishte shkuar në Gjermani. Për këtë thuhet se kanë qenë të njoftuar, përveç shefit të SHZSH-së, Milaim Ajvazi, edhe drejtori për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Faik Muçiqi, dhe zyrtarë të tjerë komunalë dhe të Shërbimit të Zjarrfikësve. Baki Tahiri nuk ka dashur të flasë për këtë çështje, shkruan sot Koha Ditore.

Njësoj ka vepruar edhe shefi i Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, Milaim Ajvazi. Ky i fundit ka thënë se për këtë çështje është suspenduar nga puna dhe e ka të ndaluar të flasë për media.

(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme