Opozita në Gjakovë kundër emërimit të Gutajt shef i prokurimit, i afërt me Gjinin

Arbnora Luta Arbnora Luta 06 shkurt 2019 21:34

Përzgjedhja e ish-asamblistit të AAK-së, Faton Gutaj, nga kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, si shef i prokurimit në këtë komunë, ka zgjuar reagime nga opozita.

Gutaj, sipas tyre, është njeri i afërt i Gjinit dhe është zgjedhur në këtë pozitë pa konkurs, raporton KTV.

Sipas Ligjit për Shërbimin Civil në Kosovë, funksionarët publikë nuk mund të emërohen me vendim politik në këto pozita që janë pjesë e shërbimit civil.

Partitë opozitare në Gjakovë thonë se një zyrë kaq e rëndësishme, siç është ajo e prokurimit, nuk duhet të jetë e politizuar.

Sipas tyre, është tendencë që njerëzit e besueshëm të partisë të kontrollojnë tenderët e komunës.

Por, kryetari i komunës, Ardian Gjini, thotë se Gutaj është emëruar vetëm ushtrues detyre, deri në periudhën kur do të shpallet konkursi për këtë pozitë.

Gjini mohon pretendimet e opozitës dhe thotë se Gutaj është i përgatitur për këtë pozitë.

KTV-ja ka provuar të flasë edhe me Gutajn, i cili la asamblenë komunale për ta udhëhequr zyrën e tenderëve, por nuk ka marrë përgjigje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme