Komuna e Podujevës i vë në shitje kontejnerët në Lagjen e Dëshmorëve

Komuna e Podujevës i vë në shitje kontejnerët në Lagjen e Dëshmorëve

Nexhat Tovërlani 06 February 2019 12:32

Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Podujevës e kanë miratuar propozimvendimin për shitjen e disa kontejnerëve në Lagjen e Dëshmorëve për t’i bërë vend vazhdimit të projektit për ndërtimin e shtëpive aty.

Me miratimin e Buxhetit të Kosovës është përfshirë edhe rekomandimi për ndarjen e 150 mijë eurove Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale për vazhdimin e këtij projekti edhe këtë vit. Kërkesën për shitjen e kontejnerëve në këtë lagje e ka paraqitur drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Podujevës, Zaim Thaçi.

“E kemi një kërkesë nga komisioni që është marrë me ndarjen e objekteve të banimit në Lagjen e Dëshmorëve. Komisioni ka kërkuar shitjen e kontejnerëve për lirimin e hapësirës. Është paraparë që projekti për ndërtimin e shtëpive të vazhdojë, por nevojitet një hapësirë për të ndërtuar ato. Andaj e kemi një rekomandim nga ky komision për shitjen e këtyre kontejnerëve në mënyrë që të lirohet hapësira për ndërtimin e shtëpive”, ka thënë Zaim Thaçi.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme