Arbëri

Mosakreditimi i programeve në Agrobiznes demotivon nxënësit e Bujqësisë në Pejë

Descriptive Text

Në fakultetet e universitetit publik “Haxhi Zeka” në Pejë, jo të gjitha programet e aplikuara edhe kanë marrë dritën e gjelbër nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë. Disa nga drejtimet rrezikojnë të mbyllen, ndonëse, siç thonë në këtë universitet, nuk rrezikohen studentët që janë të regjistruar në ato drejtime.

Mirëpo, për vitin e ri akademik në vjeshtë numri i studentëve të rinj që do të regjistrohen do të shënojë ulje, nëse hyn në fuqi vendimi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, e cila nuk ka akredituar dhjetë programe të aplikuara nga ky universitet, që aktualisht ka rreth 13 mijë studentë në pesë fakultetet ekzistuese, shkruan sot Koha Ditore.

Disa prej këtyre programeve nuk janë akredituar, kurse për disa të tjera u është tërhequr akreditimi, të cilin e kishin siguruar vitet e kaluara, me arsyetimin e mungesës së doktorantëve të fushës së programeve të refuzuara, pasi secili program studimi i nivelit bachelor duhet të ketë tre ose katër doktorë shkence të fushës së ngushtë, ndërsa në programet master duhet të jenë një ose dy doktorë shkence për programet master, si dhe tre profesorë të asociuar për programet e doktoratës.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)