Arbëri

Afro 12 mijë gjoba në komunikacion për një vit në Lipjan

Stacioni Policor në Lipjan, të hënën, ka prezantuar raportin dhe analizën për periudhën janar-dhjetor të vitit 2018. Sipas tij, në territorin e kësaj komune janë shqiptuar gjithsej 11 mijë e 459 tiketa në komunikacion, prej tyre 221 tiketa janë iniciuar për gjykatë, pastaj janë nxjerrë 1 836 aktvendime nga gjykata, janë paguar 7 217 tiketa.

Kanë ndodhur 198 aksidente në komunikacionin rrugor, ndërkaq 4 aksidente me fatalitet dhe 186 të lënduar në aksidente në komunikacion. Numri i aksidenteve ka shënuar zbritje prej 13.5 për qind në krahasim me vitin paraprak, shkruan sot Koha Ditore.

Gjithashtu, sipas Raportit, janë zvogëluar për 12 për qind veprat penale, pastaj prej 13 për qind numri i rasteve në përgjithësi, zbulueshmëria prej 68.55 për qind, vjedhjet e rënda prej 37 për qind etj.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)