Objekti i Gjimnazit në Podujevë i papërfunduar qe një dekadë

Objekti i Gjimnazit në Podujevë i papërfunduar qe një dekadë

Nexhat Tovërlani 30 janar 2019 11:35

Një dekadë është bërë prejse ka filluar ndërtimi i objektit të Gjimnazit “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë. Por i njëjti nuk ka përfunduar ende. Ndërkohë që, mësimi aty është duke u zhvilluar që prej shtatorit të vitit 2016, pa u bërë pranimi teknik i objektit.

Një gjë e tillë nuk është bërë as tash në vitit 2019, pasi ende nuk janë përfunduar disa punime aty. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e ka shkëputur kontratën me operatorin ekonomik që e kishte ndërtuar këtë objekt, ndërsa në vitin 2018 ka shpallur tender të ri për përfundimin e punimeve të mbetura, shkruan sot Koha Ditore.

Drejtori i kësaj shkolle, Naim Salihu, ka thënë se deri tash vetëm rrjedhja e ngrohjes është sanuar, kurse disa çështje të tjera ende nuk janë përfunduar plotësisht. Ato nuk pritet të kryhen deri në fund të këtij viti, kur është afati i caktuar për operatorin e dytë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme