Drejtori nën aktakuzë nuk suspendohet nga detyra në

Drejtori nën aktakuzë nuk suspendohet nga detyra në

Feim Azemi 29 janar 2019 11:31

Qeverisja komunale e Gjilanit s`ka në plan ta suspendojë drejtorin e Shërbimeve Publike, Naser Korça, ndaj të cilit është ngre aktakuzë për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare.

Ai është duke u hetuar për dy vepra penale, atë të “keqpërdorimit të pozitës zyrtare” dhe atë të “shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm” .

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, deklaron se ata nuk do ta suspendojnë drejtorin komunal ngase rasti është duke u trajtuar në gjykatë. Ai thotë se do të presin verdiktin e gjykatës edhe në këtë rast. Mirëpo, deklaron se nuk ka njohuri për hetimet e reja të nisura nga Prokuroria dhe se këto informata i ka mësuar nga mediat.

“Jemi të informuar vetëm nga mediat sa u përket hetimeve që po zhvillohen ndaj drejtorit të Shërbimeve Publike. Nga institucionet ende nuk kemi ndonjë informatë se janë duke u zhvilluar hetime ndaj zyrtarëve të Komunës së Gjilanit. Ne nuk mundemi me marr masa për suspendim gjersa nuk ka një vendim nga ana e gjykatës për fajësi. Secili në institucionet komunale që është në kundërshtim me ligjin dhe që e pengon ligjin, i bëj thirrje publike Prokurorisë që të hetojnë gjithçka që ata dyshojnë”, ka thënë ai.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme