Arbëri

Opozita: Pushteti i painteresuar ta funksionalizojë ambulancën në Palaj të Obiliqit

Descriptive Text

Qeverisja lokale e AAK-së në Obiliq është kritikuar nga dy parti opozitare të kësaj komune për shkak të mosrifunksionalizimit të Ambulancës së Mjekësisë Familjare (AMF) në fshatin Palaj, shkruan sot Koha Ditore.

Zyrtarët e këtyre partive e kanë konsideruar të domosdoshme rihapjen e këtij institucioni shëndetësor, në mënyrë që banorët e fshatit Palaj, por edhe ata të Hades e fshatit Lajthishtë të mundë të marrin shërbime më afër.

Kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Obiliq, Halil Thaçi, ka thënë se mbyllja e AMF-së në Palaj është shqetësuese për këtë parti. (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore).