Autoriteti i Konkurrencës detyron berberët e Podujevës të anulojnë vendimin për rritje të çmimit

Autoriteti i Konkurrencës detyron berberët e Podujevës të anulojnë vendimin për rritje të çmimit

23 janar 2019 14:36

Divizioni anti kartel në kuadër të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, ka marrë në pyetje organizatorët të cilët tentuan ta ngrenë çmimin e qethjes në Komunën e Podujevës në formë të bashkërenduar apo kartel.

Sipas kreut të këtij Autoriteti, Valon Prestreshi, me këtë rast, marrëveshja për fiksim të çmimit, nga vet organizatoret u tërhoq dhe u shpall NULL.

“Ngritja apo ulja e çmimit të produkteve dhe të shërbimeve në një ekonomi të tregut bëhet në mënyrë individuale dhe në këtë formë, çdo ndërmarrje është në suaza të ligjit. Ndërsa grupimi i ndërmarrjeve që kanë për qëllim arritjen e marrëveshjeve për caktim të çmimit, është shkelje e rëndë ligjore dhe Autoriteti Kosovar i Konkurrencës në këtë rrafsh është i pa-kompromis”, thuhet në komunikatën e AKK-së.

Meqenëse marrëveshja nuk ishte në fuqi, Autoriteti thotë se nuk do të fillojë procedura hetimore ndaj berberëve të Komunës së Podujevës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme