Prizreni vazhdon heqjen e konstruksioneve metalike në Qendrën Historike

Arbnora Luta Arbnora Luta 22 January 2019 20:23

Për të shtatën ditë, kompanitë e kontraktuara nga Komuna e Prizrenit kanë larguar tarracat dhe tejkalimet nga lokalet në Qendrën Historike, raporton KTV.

Të martën, aksioni ka vazhduar për largimin e konstruksioneve metalike në lokalet që gjenden në sheshin Shadërvan.

Pronarët e lokaleve nuk kanë pranuar të flasin para kamerës, por kanë thënë se nuk janë të kënaqur me aksionin e komunës, pasi, sipas tyre, ata nuk u njoftuan paraprakisht.

Megjithatë, drejtori i Inspektoratit ka thënë se ata janë njoftuar qysh në muajin dhjetor.

Aksioni është mirëpritur nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore dhe qytetarët e Prizrenit.

Sipas tyre, qyteti është ngulfatur nga ndërtimet pa leje.

Komuna e Prizrenit u bën thirrje të gjithë pronarëve të objekteve afariste brenda Qendrës Historike që t’i lirojnë hapësirat publike.

Aksioni për lirimin e hapësirave dhe reklamave të vendosura pa leje do të vazhdojë edhe javën tjetër.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme