Komuna e Deçanit njofton që sindikalisti i SBASHK-ut në këtë komunë ka dhënë dorëheqje

Komuna e Deçanit njofton që sindikalisti i SBASHK-ut në këtë komunë ka dhënë dorëheqje

21 January 2019 16:58

Komuna e Deçanit ka vazhduar edhe sot punën për të bindur grevistët që mësimi në këtë komunë të rinisë.

Në njoftimin për media të kësaj komune, bëhet me dije se “në takimin e mbajtur me përfaqësuesit e SBASHK-ut, është rënë dakord që greva të ndërpritet”.

“Përfaqësuesit e SBASHK-ut në Deçan bëjnë thirrje që nga nesër të fillojë procesi mësimor. Nga mospajtimi me situatën dhe gjendjen e krijuar në arsim, kryetari i Sindikatës në Deçan prof. Avdullah Lataj, dha dorëheqje të parevokueshme nga udhëheqësi i këtij institucioni”, njofton Komuna e Deçanit.

Kreu i komunës, Bashkim Ramosaj, ka “falënderuar përfaqësuesit e SBASHK-ut në Deçan për këtë vendim, e në veçanti prof. Avdullah Lataj”.

Komuna e Deçanit, sikurse edhe pothuajse të gjithë kryetarët e Komunave që vijnë nga partia e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj (AAK), edhe mbrëmë kishte mbledhur drejtorin e DKA-së me drejtorët e shkollave, për t’i bindur që mësimi të vazhdojë.

Gjatë ditës u raportua se situata në takimin e SBASHK-ut në këtë komunë është përcjell me tensione.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme