AAK-ja kritikon Haskukën për shpenzime në dreka zyrtare

19 January 2019 13:13

Fisnik Minci

Shefi i këshilltarëve të AAK-së në Kuvendin e Komunës së Prizrenit, Ilir Baldedaj, ka kritikuar qeverinë lokale të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje për shpenzime të larta në kategorinë e drekave zyrtare.

Madje duke përkujtuar kritikat e mëparshme të përfaqësuesve të LVV-së në KK-në e Prizrenit lidhur me shpenzimet për dreka të ish-qeverisë Muja, Baldedaj ka pohuar se moralizuesit e kësaj Lëvizjeje tani po dalin të pamoralshëm, shkruan sot Koha Ditore.

“Lëvizja Vetëvendosje në mandatet e mëparshme nuk i përktheu shpenzimet e drekave zyrtare të qeverisë së Ramadan Mujës në qebapë sepse iu dhimbs paraja e taksapaguesve, por i llogariti ato me qebapë për të ardhur në pushtet vetë e për të ngrënë mish viçi e mish qengji”, ka thënë Baldedaj.

Ai ka publikuar në rrjetet sociale një faturë të një dreke me vlerën 330 euro, duke pretenduar se ajo është shtruar nga pushtetarët e Prizrenit.

“Moralizuesit tani po na dalin krejt të pamoralshëm”, ka deklaruar Baldedaj. Tutje ka theksuar se kjo parti politike duhet të kërkojë falje nga qytetarët për mungesë sinqeriteti. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme