Arbëri

Afro 17 përqind e Gjilanit furnizohet me ujë nga gypat e azbestit

Descriptive Text

15 -17 për qind e Komunës së Gjilanit furnizohet me ujë të pijshëm nga gypat e azbestit në bazë të të dhënave, të cilat gazeta i ka siguruar nga kompania e ujësjellësit “Hidromorava”.

Është konstatuar nga institucionet shëndetësore se materiali prej azbestit përbën rrezik për shëndetin e njeriut ngase është kancerogjen dhe se është kërkuar që komunat të bëjnë zëvendësimin e tyre me material tjetër, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas të dhënave, gjatësia e rrjetit të ujësjellësit i cili është i shtrirë në Komunën e Gjilanit është 310 kilometra.

Shtrirja më e madhe e rrjetit të ujësjellësit është në zonën urbane të Gjilanit në gjatësi prej 287 kilometra. Kurse zonat të cilat mbulohen me shërbime nga kompania e ujësjellësit është zona urbane e Gjilanit dhe me fshatrat përreth, siç janë: Livoqi i Epërm, Malisheva, Shillova, Zhegra, Kufca, Perlepnica, Velekinca, si dhe fshati Llovcë, që kap një gjatësi prej 44 kilometrash neto.

Kurse në kompaninë e cila menaxhon rrjetin e ujësjellësit dhe ofron shërbimet “Hidromorava” deklarojnë se ata i janë drejtuar Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik për sigurimin e mjeteve financiare me qëllim që të zëvendësohen gypat nga azbesti. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)