Arbëri

Në Vushtrri inspektohet mbikëqyrin vendosjen e flamujve në produkte

Në zbatim të Urdhëresës së lëshuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për caktimin e formës, përmbajtjes dhe përdorimin e flamurit mbi origjinën e produktit, Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar se ka urdhëruar të gjithë operatorët ekonomikë që veprojnë në territorin e kësaj komune të vendosin flamujt që tregojnë prejardhjen e produktit.

Nga inspektorët komunalë po bëhen inspektime të vazhdueshme për të përcjellë zbatimin e kësaj urdhërese nga të gjithë operatorët ekonomikë që veprojnë në komunën së Vushtrrisë.