Përplasen Nisma e AAK-ja në Deçan

Përplasen Nisma e AAK-ja në Deçan

15 janar 2019 10:31

Edhe pse në qendër, Nisma dhe AAK-ja qeverisin bashkë, raporti nuk po u ecën mirë në komunën e Deçanit.

Në një komunikatë nga dega e Nismës në Deçan është kritikuar qeverisja e kryetarit Bashkim Ramosaj, që vjen nga radhët e AAK-së. Sipas Nismës, ai po dështon të mbajë premtimet e dhëna.

“Nisma Socialdemokrat dega në Deçan, nëpërmjet kësaj komunikate për media, reagon ashpër ndaj fillimit të lirimeve nga detyra të drejtorëve të Drejtorive në Komunën e Deçanit, nga ana e Kryetarit të Komunës Bashkim Ramosaj. Heqja e drejtorëve të cilët e kanë kryer me suksese punën e tyre (siç është rasti me Drejtorin e Drejtorisë së Arsimit Qazim Maloku dhe Drejtorin e Drejtorisë së Kulturës Faik Doda), është e pa pranueshme. Dështimet në premtimet e tija si Kryetar i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj mundohet të ju hedhë të tjerëve. Po ashtu, Nisma Socialdemokrat dega në Deçan, konsideron së këto lëvizje brenda strukturës drejtuese në Komunën e Deçanit, nuk janë asgjë tjetër vetëm dështim në qeverisje në Komunën e Deçanit. Nisma Socialdemokrat dega në Deçan, është e bindur së Kryetari Ramosaj, këto ndryshime është duke i bërë më qëllim të goditjes së rivalëve të tije politik që ka brenda subjektit të cilit ata i takojnë (Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dega në Deçan)”, thuhet në letrën e Nismës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme