Vetëvendosje e Nisma në Fushë Kosovë braktisin seancën me akuza për shkelje ligjore

Vetëvendosje e Nisma në Fushë Kosovë braktisin seancën me akuza për shkelje ligjore

Nexhat Tovërlani 15 January 2019 10:32

Këshilltarët e Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Fushë-Kosovës dhe ai i Nismës, Driton Ademi, e kanë braktisur të hënën seancën e Kuvendit Komunal për shkak të, siç kanë thënë, shkeljeve ligjore që po i bën pushteti me miratimin e rendit të ditës.

Sipas tyre, në këtë seancë u kanë shkuar dy pika shtesë, edhe pse materiali për njërën u kishte shkuar me vonesë, ndërsa për tjetrën nuk ishin njoftuar fare. Shefi i Grupit të këshilltarëve të VV-së, Durim Hajra,ka thënë se në mbledhjen e parë të këtij viti të Kuvendit Komunal të Fushë-Kosovës, fillimisht ishte paraparë që të kishte vetëm një pikë për diskutim.

“Mirëpo më vonë u shtua edhe një pikë tjetër, ndërsa kjo futje e pikave në rend të ditës vazhdoi edhe sot, ku para fillimit të seancës gjetëm në tavolinë materialet edhe për pikën e tretë. Kjo praktikë të cilën po e ndjekin është një shkelje e ligjit dhe rregullores së Kuvendit, pasi që materialet për seanca të rregullta asamblistëve duhet t’u dërgohen së paku 7 ditë pune para ditës së seancës”, ka thënë Durim Hajra.

Sipas tij, Grupi i këshilltarëve të Vetëvendosjes dhe shumica e opozitës, si në seancën e 18.12.2018, në shenjë proteste për këtë shkelje të ligjit e kanë lëshuar seancën.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme