Rahoveci konteston vlerësimin e Ministrisë së Mjedisit

Rahoveci konteston vlerësimin e Ministrisë së Mjedisit

Fisnik Minci 15 January 2019 08:36

Ndarja e grantit të performancës për komunat fituese të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, ka krijuar pakënaqësi tek zyrtarët e Komunës së Rahovecit.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Përparim Krasniqi, ka shprehur keqardhjen që Rahoveci nuk është në mesin e komunave përfituese të grantit të ndarë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), ndonëse sipas tij, kjo komunë i ka përmbushur, e madje në disa raste edhe i ka tejkaluar gjashtë kriteret e performancës për grantin në fjalë, shkruan sot Koha Ditore.

Krasniqi ka sqaruar në rrjetet sociale se Komuna i Rahovecit e ka prioritet mbrojtjen, ruajtjen dhe kultivimin e mjedisit të pastër dhe në kuadër të kësaj ajo ka përpiluar një plan operacional, që ka filluar të zbatohet nga marsi i vitit 2018, teksa bashkëpunimi dhe plani i organizatës “Let's Do It Kosova”, ka filluar të implementohet 6 muaj më vonë - në shtator të vitit të kaluar.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme