
Deçani bëhet me furnizim alternativ të energjisë
KEDS-i thotë se ka finalizuar punimet për vendosjen e kabllos alternative për qytetin e Deçanit, duke krijuar stabilitet dhe siguri shumë më të madhe të furnizimit me rrymë.
“Kompania ka shtrirë kabllon alternativ 2400m të gjatë që lidhet në largpërques. Tani, qytetarët e Deçanit në rast të ndonjë prishje nuk do të kenë ndalesa të gjata të energjisë eletrike, pasi ka mundësi alternative të furnizimit. Kjo kabllo do të shërbejë si furnizuese e pjesës më të madhe të qytetit të Deçanit deri sa të rregullohet ndonjë prishje e paraqitur apo ndonjë e papritur tjetër që mund të ndodhë”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.
KEDS ka intervenuar të shtrijë këtë kabllo, pasi kohën e fundit ka pasur probleme të furnizimit të këtij qyteti si rrjedhojë e dëmtimit të kabllos nëntokësore. Por, ndalesat disaorëshe tashmë janë evituar.
LEXO EDHE:Deçani edhe sot pa rrymë, KEDS-i thotë se po punon
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.