Përleshja me qen zhvendoset në Skenderaj, komuna zotohet për masa ndaj organizatorëve

Shahadije Bikliqi-Dragaçina 13 January 2019 22:27

Pas Rahovecit, gara ilegale e përleshjes ndërmjet qenve është organizuar edhe në Skenderaj.

Në videon e cila është shpërndarë në grupin e dashamirëve të kafshëve në Facebook, shihet lufta mes dy qeneve, derisa përreth ka spektatorë të shumtë të cilët argëtohen me këtë keqtrajtim të tyre, raporton KTV.

Kjo i ka shqetësuar mjaft shumë mbrojtësit e të drejtave të kafshëve.

Ky grup i ka bërë thirrje kreut të Skenderajt që të marrë vendim për parandalimin e keqtrajtimit të qeneve, sikurse e ka marrë ditë më parë kryetari i Rahovecit.

Në komunën e Skenderajt nuk janë në dijeni për zhvillimin e kësaj gare, por janë të gatshëm që të ndërmarrin masa nëse një gjë të tillë e kërkohet.

Në rrjetet sociale është organizuar peticion përmes së cilit i bëhet thirrje kryeministrit Ramush Haradinaj, Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës si dhe Policisë që ta ndalojnë këtë akt mizor.

Numri i atyre të cilët i janë përgjigjur pozitivisht kësaj nisme ka arritur në afër 21 mijë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme