Në Junik shtyhet procesi mësimor deri më 21 janar

Në Junik shtyhet procesi mësimor deri më 21 janar

13 January 2019 17:49

Juniku ka marrë vendim që procesi mësimor në shkollat e kësaj komune të shtyhet deri më 21 janar.

Vendimi për shtyrjen e fillimit të mësimit është marrë si rezultat i grevës së paralajmëruar për nesër nga SBASHK-u por dhe për shkak të reshurave atmosferike ditëve të fundit dhe temperaturave të ulëta, thuhet në njoftim, transmeton kp. 

Ndryshe, Komuna e Junikut gjithashtu i garanton prindërit dhe shkollat, se asnjë ditë e humbur nuk do të mbetet pa u zëvendësuar, ato do të zëvendësohen në fund të vitit shkollor apo ditëve të vikendeve.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme