Arbëri

Qytetarët zgjedhin Bogën për të skijuar, çmimet s’iu duken pengesë për argëtim

Pushuesit po e shijojnë maksimalisht Bogën e Pejës këto ditë dimri.

Fshati Bogë njihet për turizëm në Kosovë dhe pjesë që karakterizohet me bukuri natyrore, raporton KTV.

Si çdo vend turistik, edhe këtu çmimet janë më të larta se në vende tjera.

E këtë grup shokësh, nuk i ka penguar as kjo që të kënaqen me skijimin, falë dëshirës së madhe për këtë sport.

Por, ata janë të zhgënjyer nga shërbimet e hoteleve, pasi që online i paraqesin më mirë se sa që janë në realitet.

E disa qytetarë të tjerë thonë se çmimet janë të arsyeshme.

Afrim Kelmendi, i cili ka 10 vjet që ka hotelin dhe restorantin e tij në Bogë, konsideron se çmimet, të cilat i ofrojnë ata, nuk janë të larta.

Qytetarët kanë kërkuar që në këtë pjesë të ketë më shumë policë dhe të ketë Shtëpi të shëndetit, pasi që do të ndiheshin më të sigurt.