Emergjenca primare përballet me mungesë të mjeteve për punë

Emergjenca primare përballet me mungesë të mjeteve për punë

Agim Ademi 12 January 2019 13:09

Qendra Emergjente Primare, e cila funksionon në kuadër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, prej dy vjetësh po përballet me mungesë të mjeteve për punë.

Mikreme Demiri – Govori, doktoreshë në këtë Qendër, ka thënë se po përballen me kushte të rënda për punë, ndërkohë që institucionet përgjegjëse duhet të angazhohen më shumë rreth kësaj çështjeje.

Nga ana tjetër Besnik Berisha, drejtor për Shëndetësi në Komunën e Ferizajt, ka thënë se sivjet secili mjek do të pajiset me mjete të punës nga komuna me arsyetim se deri tashti përmbaruesit privatë ia kanë marrë Komunës buxhetin për mallra dhe shërbime nëpërmjet të cilave ishin të planifikuara këto investime.

Sidoqoftë rreth kushteve të rënda në këtë qendër kanë treguar edhe vetë pacientët. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme