Bora vështirëson grumbullimin e mbeturinave në pjesët kodrinore

Bora vështirëson grumbullimin e mbeturinave në pjesët kodrinore

12 janar 2019 11:01

Ilir Osmanaj

Kompania e mbeturinave “Ambienti” në Pejë po ballafaqohet me vështirësi për t`i grumbulluar mbeturinat në pjesët kodrinore të qytetit të Pejës, shkaku i rrugëve me borë.

“Kemi pak probleme me i zbrazë kontejnerët në pjesët kodrinore të lagjeve ‘Zatra’, ‘Jarinë’, ‘Asllan Çezme’,’ 7 shtatori’... Probleme të njëjta nuk kemi në pjesën e rrafshët të qytetit se rrugët janë të kalueshme. Por në përgjithësi mbi 90 për qind është duke u kryer shërbimi”, thotë drejtori i kësaj kompanie, Nexhat Abdullahi.

Për gjendjen e rrugëve në pjesët kodrinore të qytetit ka ankesa edhe nga qytetarët, për shkak të vështirësive të qarkullimit edhe me makina.

“Rruga jonë nuk është pastruar. Me makina nuk po mund dalim lart edhe këmbë vështirë po ecet se është krijuar edhe akull nga mospastrimi”, ankohet qytetari P.G. banor i lagjes “Jarinë”.

Operatori i kontraktuar nga komuna për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve në qytet, “ER-LIS sh.p.k.&VE-MOR sh.p.k”, sipas drejtoreshës së Shërbimeve Publike, Xhevahire Çeku-Kelmendi, është i obliguar t`i pastrojë rrugët kryesore në qytet dhe rrugët dytësore apo rrugët kryesore të lagjeve, përfshirë edhe ato kodrinore. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme