Vetëvendosje: Mbyllja e bibliotekave në Fushë-Kosovë, gabim

Vetëvendosje: Mbyllja e bibliotekave në Fushë-Kosovë, gabim

Nexhat Tovërlani 12 janar 2019 09:48

Komunarët e Fushë-Kosovës i kanë mbyllur dy biblioteka në dy fshatra, në Sllatinë e Bardh i Madh.

Këtë e kanë quajtur gabim zyrtarët e partisë opozitare në këtë komunë, Vetëvendosje, shkruan sot Koha Ditore.

Shefi i Grupit të këshilltarëve të kësaj lëvizjeje, Durim Hajra, ka thënë se objektet e tilla do të duhej të pasuroheshin me tituj e jo të mbylleshin.

“Me mbylljen e bibliotekës në fshatin Bardh i Madh organet komunale kanë bërë një gabim të madh, pasi që kanë ndërprerë shërbimet për një pjesë shumë të rëndësishme të shoqërisë, ka ndërprerë një shërbim imediat për studentët, por edhe të gjithë banorëve në përgjithësi”, është shprehur Durim Hajra.

Sipas tij, gjatë vitit 2018 ka pasur tendenca nga zyrtarët komunalë që hapësira e cila ka qenë e destinuar për bibliotekë t’i jepet në shfrytëzim një personi fizik në për qëllime biznesore, por, siç ka thënë me reagimin e shpejtë të banorëve përmes peticionit dhe me kundërshtimin e tyre në Kuvendin Komunal të Fushë-Kosovës kanë arritur ta ndalojnë një iniciativë të tillë.

Ne e kundërshtojmë mbylljen e bibliotekës në fshatin Bardh i Madh. Mendojmë që ajo hapësirë duhet të rinovohet e të pasurohet edhe me tituj të rinj, në mënyrë që të jetë më e përshtatshme për ata që e frekuentojnë”. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme