Istogu e Deçani me reduktime të ashpra të energjisë elektrike

Istogu e Deçani me reduktime të ashpra të energjisë elektrike

Ilir Osmanaj 12 janar 2019 08:38

Rreth 10 fshatra të pjesës lindore të Komunës së Istogut, e cila është e njohur edhe si mbivada, vazhdojnë të përballen me mungesa të shpeshta të energjisë elektrike, për shkak të rrjetit të vjetërsuar me shtylla druri dhe gjysmë të shtrembra.

Fshatrat Rakosh, Dubravë, Rakosh, Veriq, Cërkolez, Shushicë, Syriganë... të enjten në mesditë sërish kishin mbetur pa rrymë nga një prishje në rrjetin e vjetruar. Pas 24 orëve pa rrymë, të premten atyre u është leshur rryma pas sanimit të demit nga ekipi i KEDS-it. Mirëpo, edhe pse sërish kanë rrymë, në disponimin e banorëve asgjë nuk ka ndryshuar.

“Pas 24 orëve sot na e lëshuan rrymën. Por ma mirë mos me na e lëshua fare, sepse nuk kalon java që nuk mbesim pa rrymë. Këtë muzikë e kemi që dhjet e vjet e më shumë. Vazhdimisht kemi problem me këtë rrjet të vjetruar. Shtyllat janë nga druri. Shumica e tyre janë të shtrembra. Kurrë nuk kanë ardhë me i ndërrua dhe me vendos një rrjet të ri, edhe pse vazhdimisht kemi kërkuar”, shpreh shqetësimet e tij Nazmi Kamberaj nga fshati Syriganë.

Ai tregon se probleme me rrymë më së tepërmi kanë gjatë sezonit të dimrit, kur më shumë nuk kanë rrymë sesa që kanë.

Qyteti i Deçanit nuk po gjen rehati me furnizim të rregullt me energji elektrike. Kablloja e vjetër nëntokësore e largpërçuesit të tensionit të lartë sërish është prishur nga mbingarkesa dhe nga dita e enjte mbi 80 për qind e qytetit është pa rrymë. Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme