Prokuroria ende heton 10 vrasje të kryera pas përfundimit të luftës

Prokuroria ende heton 10 vrasje të kryera pas përfundimit të luftës

Ilir Osmanaj 11 janar 2019 09:32

Prokuroria Themelore e Pejës ua ka hequr pluhurin lëndëve të vrasjeve ende të pazbuluara, që kanë ndodhur në vitet e para të pasluftës në Pejë dhe në komunat e tjera përreth. Në shënjestër janë 10 vrasje të ndodhura në vitet 1999 dhe 2000, prej të cilave gjashtë janë me prioritet të lartë.

Pa treguar se për cilat vrasje bëhet fjalë, kryeprokurori i kësaj prokurorie, Agim Kurmehaj, tregoi se këto 10 vrasje janë marrë në shënjestër si të parat për t’i zbuluar, prej 115 vrasjeve ende të pazbuluara, që kanë ndodhur nga viti 1999 e deri në vitin e kaluar, shkruan sot Koha Ditore.

“Orientimi gjatë vitit 2019 do të jetë kryesisht intensifikimi i luftës kundër krimeve të rënda. Për këtë kam caktuar disa sektorë të llojeve të veprave penale dhe kam caktuar koordinator të ndryshëm që janë nga Departamenti i Krimeve të Rënda dhe unë e kam marrë një sektor të tillë. E kemi sektorin e hetimit të rasteve të vrasjeve, pasi ky rajon ka pasur shumë vrasje në periudhën e pasluftës. Zotimi i parë si kryeprokuror ka qenë se do t’ua heqë pluhurin të gjitha lëndëve të vrasjeve të pasluftës në këtë rajon”, ka thënë kryeprokurori i kësaj prokurorie, Agim Kurmehaj, në një konferencë për media të mbajtur të enjten.

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme