Përkundër reshjeve të vazhdueshme në Obiliq të gjitha rrugët janë të kalueshme

Përkundër reshjeve të vazhdueshme në Obiliq të gjitha rrugët janë të kalueshme

10 January 2019 13:52

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjente që nga orët e hershme të mëngjesit dhe gjatë gjithë ditës është duke menaxhuar me ekipet në terren, në mirëmbajtën e rrugëve në të gjithë territorin e Komunës së Obiliqit.

Të gjitha rrugët janë të kalueshme për momentin, vështirësi ka pasur në vendet kryesisht malore, Breznicë, Kozaricë, Graboc , Siboc, Shipitullë. Ekipet për mirëmbajtjen e rrugëve dhe kompania e kontraktuar janë në shërbim 24 orë.

Organet kompetente mund të kontaktohen në këta numra telefoni: 045 163 100, 044 402 842, 044 401 366.

Luten të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes të shtuar dhe mos të dalin në rrugë pa goma të dimrit dhe pajisje tjera dimërore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme