LDK-ja dhe Nisma synojnë postin e kryekuvendarit të Kamenicës

LDK-ja dhe Nisma synojnë postin e kryekuvendarit të Kamenicës

Feim Azemi 10 January 2019 09:30

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka dhënë dritën jeshile që të vazhdohet procesi i zgjedhjes së kryesuesit të Kuvendit Komunal të Kamenicës, ngase është vlerësuar se këshilltarët komunalë kanë respektuar procedurat me rastin e shkarkimit të kryesuesit aktual të Kuvendit Komunal. Bajram Mavriqi është pjesë e subjektit politik nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Tani Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), si dhe Nisma Socialdemokrate po synojnë marrjen e timonit të Kuvendit Komunal dhe se ata tashmë kanë edhe kandidatët të cilët do të propozohen për pozitën e kryesuesit, shkruan sot Koha Ditore.

Besnik Rudhani, këshilltar komunal nga radhët e LDK-së, ka bërë të ditur se këshilltari komunal Sejdi Kurteshi do të propozohet për pozitën e kryesuesit të Kuvendit Komunal. Thotë se kanë filluar bisedimet edhe me subjektet e tjera politike në mënyrë që të sigurojnë përkrahjen për kandidatin e tyre.

(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme