Drenasi përfiton grant në vlerë mbi 180 mijë euro

Drenasi përfiton grant në vlerë mbi 180 mijë euro

09 January 2019 21:52

Komuna e Drenasit, është kualifikuar në mesin e 19 (nëntëmbëdhjetë) komunave më të suksesshme të Republikës së Kosovës.

“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal së bashku me SDC/DEMOS ka përmbyllur procesin e vlerësimit për Grantin e Performancës për vitin 2019, prandaj komuna e Drenasit është kualifikuar për grant dhe ka fituar shumën prej 149,846 euro. Ndërsa Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Zhvillimor Ndërkombëtar – SIDA bashkëfinancon Grantin e Performancës për vitin 2019 për Komunën e Drenasit në vlerë prej 33.593 euro”, bëhet e ditur përmes një komunikate për media, transmeton Koha.net.

Më tutje thuhet se shuma e fituar e Komunës së Drenasit për Grantin e Performancës të vitit 2019 është në vlerë prej 183,439 euro.

“Këto mjete, do të përdoren për projekte kapitale sipas prioriteteve të përcaktuara dhe nevojave emergjente të komunës së Drenasit. Komuna e Drenasit shpreh falënderime ndaj MAPL, SDC/DEMOS dhe SIDA për vlerësimin gjatë procesit për Grantin e Performancës, duke u zotuar për përzgjedhjen e projekteve të qëlluara dhe të nevojshme për komunën e Drenasit”, thuhet në komunikatë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme