Arbëri

Bora vështirëson qarkullimin në rrugët e Malishevës, por janë të kalueshme

Descriptive Text

Reshjet e ditës së sotme, kanë vështirësuar qarkullimin në rrugë, por asnjë rrugë nuk është e bllokuar, përfshi edhe fshatrat e thella malore në komunën e Malishevës.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se gjatë ditës së sotme është punuar intensivisht në hapjen dhe mirëmbajtjen e rrugëve, por rënia e vazhdueshme e borës e vështirëson qarkullimin.

Rrugët në fshatrat e thella janë të hapura, si në Berishë, Fshati i Ri, Tërpezë, Lladrovc, Senik, Bardh, Temeqinë, Ngucat, Bellanicë, Pagarushë, Guriq, Gajrak, Llapçevë, Panorc, Vërmicë, Gollubovc, Tërpezë e Ulët, Drenoc, Gurbardh dhe fshatra tjerë.

“Përveç zyrtarëve përgjegjës të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, gjatë tërë ditës, pastrimin e rrugëve e ka inspektuar edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha. Po ashtu, organet komunale, në vazhdimësi janë në kontakt me përfaqësuesit e fshatrave, kryesisht atyre fshatrave të cilat janë larg qendrës komunale”, thuhet në komunikatë.

Momentalisht, nuk është asnjë rrugë e bllokuar, por reshjet e vazhdueshme të borës, vështirësojnë qarkullimin në rrugë.