Bordi i kompanisë së mbeturinave në Pejë në duar të PDK-së

Bordi i kompanisë së mbeturinave në Pejë në duar të PDK-së

Ilir Osmanaj 09 January 2019 10:32

Përzgjedhja e Bordit të ri drejtues për tre vjetët e ardhshëm të kompanisë rajonale të mbeturinave “Ambienti”, ka shkaktuar reagime të shumta të subjekteve opozitare dhe të shoqërisë civile.

Përbërja e bordit të ri të kësaj kompanie, sipas opozitës, është nga njerëz të PDK-së. Komisioni Komunal i Aksionarëve më 4 janar ka sjellë vendimin për përzgjidhen e bordit të përbërë nga katër anëtarë. Kryetarin e Bordit dhe tre anëtarë të bordit. Me vendimin e komisionit, kryetar është përzgjedhur Arton Muhaxherin, që është strukturë e lartë e PDK-së në Pejë, shkruan sot Koha Ditore.

Gjithashtu, edhe tre anëtarët e Bordit, Idriz Balaj, Fisnik Ademaj dhe Shpetim Gashi, sipas opozitës janë njerëz të PDK-së. Sipas informatave që ka gazeta, edhe shumica e kandidatëve që kanë konkurruar për këtë bord kanë qenë gjithashtu të PDK-së. Madje edhe Komisioni komunal i aksionarëve, që e ka bërë këtë përzgjedhje ka qenë i dominuar nga PDK-ja.

 (shkrimin e plotë e gjeni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme