Kërkesat e qytetarëve s`përfshihen gjithmonë në planifikimin buxhetor

Kërkesat e qytetarëve s`përfshihen gjithmonë në planifikimin buxhetor

08 January 2019 13:31

Organizata joqeveritare “Polis” ka publikuar një analizë të procesit dhe planifikimit të buxhetit për vitin 2019 në Komunën e Shtimes, sipas së cilës kërkesat e qytetarëve në të shumtën e rasteve nuk përfshihen në planifikimin buxhetor.

Kjo OJQ gjatë mbajtjes së takimeve me qytetarë lidhur me Kornizën Afatmesme Buxhetore për 2019-2021 ka mbledhur kërkesat e qytetarëve në të gjitha vendbanimet e Komunës së Shtimes për ta lehtësuar procesin e përfshirjes së tyre në buxhetin e kësaj komune, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas kësaj OJQ-je, kërkesat e qytetarëve janë më së shumti për ndërtim të trotuareve, ndriçim publik, rregullim të kanalizimit, asfaltim i rrugicave, ujësjellës, pastrim i mbeturinave, ndërtim të fushave sportive, rregullim të parqeve, rinovim të shkollave, rregullim të shtratit të lumit, rregullim i urave dhe rregullim i rrugëve bujqësore.

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme