Arbëri

Strehimi, mbetet problemi kryesor për romët në Pejë

Familja e Sabahate Shalës nga Peja, para dy vjetësh, për herë të parë, u bë me shtëpi.

Ajo, në mungesë të pronës, jetonte në baraka e kohë pas kohe në rrugë.

Komuna e Pejës, me një vendim në vitin 2016, u ndërtoi shtëpi disa familjeve të komunitetit rom.

Komuna planifikon që edhe gjatë këtij viti të ndërtojë shtëpi të tjera.

Shumica e komunitetit rom, ashkali e egjiptian, jo vetëm në Pejë, vazhdojnë ta kenë problem strehimin.

E, një pjesë e tyre nuk kanë njohuri për mundësitë ligjore dhe kanë qasje të mangët për zgjidhjen e këtij problemi.

Në Pejë jetojnë rreth 1,500 romë. Shumica e tyre jetojnë në lagjen 7 shtatori, në tokë komunale, e cila me një vendim të Kuvendit Komunal iu dha në shfrytëzim për ndërtim të shtëpive, në mënyrë që këtyre familjeve t’u ofrohet strehim.